Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

Pesë pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 6 post-COVID, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, ka njoftuar të shtunën Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Sipas njoftimit me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 6 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë , 1 pacient dhe Spitali i Gjakovës, 1 pacient.

Javëve të fundit ka rënë dukshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë. Kjo ka bërë që Qeveria e Kosovës në fillim të këtij muaji të vendos për lehtësim masash.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 31 raste pozitive me koronavirus.