Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës në trajtim janë 117 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 36 të tjerë post-Covid-19.
SHSKUK-ja ka njoftuar se me oksigjeno-terapi janë 82 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Spitali i Prizrenit, 7 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 9 pacient, Spitali i Ferizajt, 5 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.