Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) është forcuar me 15 inspektorë të rinj, duke e çuar numrin e përgjithshëm të inspektorëve nga 24 në 39.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë të transferuar në kuadër të IQMT-së, në përputhje me Ligjin për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Ajo ka thënë se ky hap forcon kapacitetet e institucionit dhe avancimin e reformës së mbikëqyrjes së tregut në Kosovë.
Sipas Kusari-Lilës, me transferimin e 15 inspektorëve nga niveli lokal, IQMT-ja tashmë numëron 39 inspektorë, ndërsa objektivi është që deri në fund të vitit 2026 ky numër të rritet në 100.
“Me fazën e dytë të zbatimit të ligjit synojmë ta rrisim numrin e inspektorëve në 100, duke dyfishuar kapacitetet tona mbikëqyrëse në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ministrja.
Ajo theksoi se zgjerimi i kapaciteteve do të ndikojë në mbrojtjen më të madhe të të drejtave të konsumatorëve, garantimin e sigurisë së produkteve, rritjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe krijimin e një tregu më të drejtë, më të besueshëm dhe më të sigurt për qytetarët e Kosovës.
-
MINTI synon rritjen e prodhimit vendor përmes granteve dhe ndryshimeve ligjore
-
Kusari-Lila: Nëse nga nesër nuk ka ulje të çmimit të naftës, do ta kthejmë çmimin tavan
-
Inspektorati zhvillon aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime brenda ditës
-
Fuqizimi i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në tentativën e radhës
-
Nga 1 nëntori nis kontrolli për bizneset që operojnë online