Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se nga 1 nëntori do të nisë kontrolle për bizneset që operojnë online.
Në një njoftim nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, është thënë se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime online duhet të përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.
“Nga 1 nëntori 2026, do të nisin kontrollet nga inspektorët përkatës ndaj bizneseve që operojnë online dhe kompanive postare, për të verifikuar dokumentacionin dhe zbatimin e kërkesave ligjore. Nuk mund të ketë konkurrencë të drejtë kur disa biznese i respektojnë rregullat, ndërsa të tjerat i shmangin ato”, thuhet në njoftim.
Njoftimi thekson se me formalizim të tregtisë online mbrohen konsumatorët dhe garantohet transparencë e kushte të barabarta për të gjithë.
-
Rreth 85 për qind e inspektimeve rezultojnë me parregullsi te bizneset online
-
Nga java e ardhshme Inspektorati i Arsimit nis verifikimin nëse nxënësit janë pajisur me libra
-
Inspektorati zhvillon aksion kundër parregullsive në shitjet online, 23 inspektime brenda ditës
-
Për 8 muaj, në Kosovë u futën mbi 160 mijë dërgesa të porositura online
-
Inspektorati nis aksionin e mbikëqyrjes së peshës së bukës dhe verifikimin e peshoreve në furra