Apoya a TIME. Preserva la verdad.
economía

A partir del 1 de noviembre, comienzan los controles para las empresas que operan en línea.

ventas en línea

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se nga 1 nëntori do të nisë kontrolle për bizneset që operojnë online.

Në një njoftim nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, është thënë se të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime online duhet të përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.

“Nga 1 nëntori 2026, do të nisin kontrollet nga inspektorët përkatës ndaj bizneseve që operojnë online dhe kompanive postare, për të verifikuar dokumentacionin dhe zbatimin e kërkesave ligjore. Nuk mund të ketë konkurrencë të drejtë kur disa biznese i respektojnë rregullat, ndërsa të tjerat i shmangin ato”, thuhet në njoftim.

Njoftimi thekson se me formalizim të tregtisë online mbrohen konsumatorët dhe garantohet transparencë e kushte të barabarta për të gjithë.