Arbëri

Rritet edhe kostoja e ndërtimit, 3.6% më e lartë se një vit më parë

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Indeksi i kostos së ndërtimit në tremujorin e tretë të këtij viti është rritur për 3.6 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. 

Sipas Agjencisë së statistikave edhe krahasuar me tremujorin e dytë kostoja e ndërtimit në tremujorin e tretë është rritur për 0.5%. 

“Indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje (3,6 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025, krahasuar me tremujorin e tretë (TM-3) 2024. Rritje më të madhe kishte energjia (9,7 %), pagat (7,8 %), kostot tjera (4,5 %), transporti(3,4 %), materialet (2,9%) ndërsa, Zbritje kishte te makineritë (-0,4%)”, thuhet në njoftimin e ASK-së. 

ASK-ja ka përshkuar edhe rritjen që ka ndodhur krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. 

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për ( 0,5 %) në tremujorin e tretë (TM-3) 2025 krahasuar me tremujorin e dytë (TM-2) 2025. Rritje kishte energjia (3,9 %),pagat (2,3 %), kostot tjera (1,0 %), materialet (0,1 %) ndërsa, Zbritje kishte te makineritë (-0,7 %). Tremujori i dytë 2025 - Tremujori dytë 2024, ( 3,6 %)”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën ASK-ja ka publikuar Indeksin e çmimeve të prodhimit, sipas të cilit çmimet e produkteve “Made in Kosova” janë rritur për 5.5 për qind gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Bazuar në të dhënat që Agjencia e Statistikave (ASK) i ka publikuar të mërkurën, rritje më e madhe e çmimeve është shënuar te veprimtaritë ekonomike të prodhimit të mjeteve motorike – prej 23 për qind, të energjisë elektrike (20.8 për qind) dhe të prodhimit të tekstilit (14.2 për qind).