Arbëri

Rriten pagat e punëtorëve teknikë në sektorin privat

punetore teknike

Protesta e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës, 1 maj 2023

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se punëtorëve teknikë u janë rritur pagat për 100 euro.

Këto paga, sipas tij, janë lëshuar me rritje që nga 1 qershori.

Azemi ka shtuar se së shpejti rritje pagash do të kenë edhe punëtorët e sigurimit fizik.

“QKUK, dhe pas shumë përplasjeve, shtyrjeve këta punëtorë që nga 1 qershori 2024 pagat e tyre do të jenë me rritje për 100 euro më shumë qe d.m.th. 402 euro. Në këtë rritje duhet përmendur edhe ministrin Arben Vitija i cili me kontributin e tij bëri që 326 punëtorë t’i gëzohen kësaj rritje, ne dimë edhe të lavdërojmë kur e bëjnë punën mirë ministrat, së shpejti edhe punëtorët e sigurimit fizik do ta kenë po këtë rritje, ne pas 6 muajsh do të kërkojmë që edhe kjo pagë të rritet gjithherë konform ligjeve në fuqi”, ka njoftuar Azemi përmes Facebookut.

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit disa herë vitet e fundit kanë protestuar me kërkesën për rritjen e pagave.