Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Rreth Botës” sot për situatën e myslimanëve në Mianmar e për zhvillimet në Britani

Në emisionin e sotëm “Rreth Botës” në KTV do të flitet për situatën e myslimanëve në Mianmar, të cilët janë duke vuajtur nën udhëheqjen e fitueses së çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi derisa festën e Bajramit do ta kremtojnë në kampet e refugjatëve dhe strehimore të improvizuara.

Përqendrimi më i madh mbetet tek ngjarjet në Britani të Madhe e cila një vit pas referendumit për dalje nga Bashkimi Evropian, më në fund filloi negociatat për Brexit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë dhe zhvillime tjera në Britani më shumë do të flasë në intervistë, ambasadori i Kosovës në Londër, Lirim Graiçevci.

Në “Trending” sjellim stuhinë e shakave në Twitter që shkaktoi futbollisti Peter Crouch i cili u fotografua me një gjirafë.

“Rreth Botës” fillon në orën 17.30.