Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
KTV programi

“Rreth Botës” për dhunën sistematike që budistët ushtrojnë ndaj myslimanëve në Mianmar

Duke filluar nga ora 17.30 në emisionin e sotëm “Rreth Botës” do të flasim për konferencën e fundit me gazetarë të presidentit amerikan derisa më në detaje do të trajtojmë situatën e komunitetit mysliman në Mianmar i cili tashmë me vite vuan nga dhuna sistematike nga shumica budiste.

Flasim edhe për referendumin që mund të mbahet në Hungari kundër tentimit të shtetit për organizimin e Lojërave Olimpike 2024, por edhe për protestën në SHBA të njohur si “Një ditë pa imigrantët”.