Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka bërë të ditur se në javën e dytë të deklarimit të pasurisë, kërkesës i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publik.
Sipas AKK-së, deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen 4,737 zyrtarë të lartë publik.
“Në javën e dytë të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur rreth 600 zyrtarë publik, ndërsa deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë do t’i nënshtrohen rreth 4737 zyrtarë të lartë publik”, thuhet në njoftim.
Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, ka nisur më 1 mars.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ri-kujton të gjitha subjektet deklaruese se mos-deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik, konform obligimeve ligjore, detyron Agjencinë kundër Korrupsionit që të paraqesë kallëzim penal.
Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë mund të bëhet nëpërmjet paraqitjes fizike në zyrën e AKK-së ose nëpërmjet email-adresës [email protected]. Formularët e deklarimit të pasurisë të dërguar nëpërmjet emailit, duhet të jenë të nënshkruar dhe skanuar nga ana e subjekteve deklarues.
-
Vetëm 33% e zyrtarëve publikë e kanë deklaruar pasurinë deri tash
-
Zyrtarët e institucioneve kanë afat edhe dy ditë për ta deklaruar pasurinë
-
AKK-ja paralajmëron masa ndaj zyrtarëve publik që nuk e deklarojnë pasurinë
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë