Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se interesimi i qytetarëve të Kosovës për t’i përdorur shërbimet elektronike në E-Kosova është i lartë.
Sipas një njoftimi të shtunën, qeveria ka njoftuar se vetëm në tri ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria po ashtu është zotuar ta vazhdojë digjitalizimin e shërbimeve.
“Interesim i lartë i qytetarëve për të përdorur shërbimet elektronike të sapo lansuar në platformën E-Kosova. Në vetëm tre ditë, janë shkarkuar rreth 20 mijë certifikata. Do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve duke synuar shërbime më efikase, më cilësore e më të qasshme. Nga e enjtja e javës së kaluar certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës dhe rezervimin e targave mund ta bëni në https://ekosova.rks-gov.net/Service/12”, thuhet në njoftim.