Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sfidat e digjitalizimit komunal në nivel vendi

24 orë në ditë në 7 ditë të javës, Komuna e Prishtinës ka në dispozicion vetëshërbimin digjital për certifikata, ekstrakte, shërbimet e gjendjes civile, Open Date, E-fatura dhe shërbime të tjera digjitale.

Ky digjitalizim përfshin të gjitha komunat e vendit.

Por sipas njohësve të pushtetit lokal, digjitalizimi në nivel komunal, lë shumë për të dëshiruar.

Kjo, pasi që sistemi automatik i nxjerrjes së dokumenteve nga regjistri i gjendjes civile, E- Kiosku në gjysmën e komunave nuk është funksional.

Gresa Deda, zyrtare e IT në Komunën e Prishtinës ka theksuar se digjitalizimi ka lehtësuar dukshëm shërbimet e qytetarëve. Sipas saj, 70% e qytetarëve të moshave 25-34 janë të përfshirë në aplikimet online.

Deda ndër të tjerash, tregon se personat të cilët nuk kanë njohuri për aplikim online, shërbimet mund t’i marrin fizikisht në komunë, ndërsa thotë se digjitalizimi ka ndryshuar punën shumicës së punonjësve administrative brenda komunës.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë se digjitalizimi në nivel komunal është duke përparuar, ani pse e pranon që në disa komuna ka mosfunksionalizim të E-Kioskut.

Sipas qytetarëve shërbimet me prezencë fizike nuk e zëvendësojnë atë online.

Por ka edhe prej tyre që mendojnë se digjitalizimi është një ide e mirë.

Arsim Mehmeti, zyrtar për media në postën e Kosovës, ka theksuar se bashkëpunimi me komunat ka lehtësuar qytetarët në shërbimet e tyre.

“Posta e Kosovës ka bashkëpunim po thuajse me gjitha komunat e Kosovës, sa i përket ofrimit të shërbimeve postare universal. Numri i dërgesave është i konsiderueshëm brenda një muaji, p.sh. vetëm gjatë muajit tetor të këtij viti ka pasur mbi 2,500 copë. Çmimi për shërbime postare për secilin dokument është 1.00 € (një euro), përveç çmimit të vetë dokumentit. Qytetarët që aplikojnë, fillimisht duhet të regjistrohen (përmes numrit personal të letërnjoftimit dhe datës së lindjes), pastaj të kyçen në modulin e porositjes online të dokumentit ose dokumenteve të caktuara. Çmimi për një dërgesë postare është i ndryshëm varësisht nga lloj i shërbimit p.sh. deri në 50gr. shërbimi i thjeshtë është 0.50 €, shërbimi rekomande 1.10 €, ndërsa shërbimi me lajmërim marrje (LM) 1.70 €.

Mehmeti shton se dërgesat e marra dorëzohen te personi adekuat, por sipas disa fotove nga grupi në facebook “vrojtuesit e lagjes”, argumentohet se dërgesat me dokumente zyrtare lihen edhe afër derës së shtëpisë.

Ndërsa nga Instituti GAP thonë se shumica e komunave ngecin në funksionalizimin e kioskave elektronike për ofrimin e shërbimeve administrative. Sipas institutit, E-Kioska përdoret për gjithçka tjetër veçmas për atë që është menduar. (Foto)

Salihu, hulumtues nga GAP thekson se komunat janë larg nga digjitalizimi.

Kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil në MPB, Blerim Camaj ka deklaruar se së shpejti në bashkëpunim me ASHI-në, shumica e shërbimeve të jenë online duke e përjashtuar letërnjoftimin dhe pasaportën. Së fundi platforma E-Kosova ka lehtësuar qytetarët në informim dhe rreth aplikimeve të ndryshme si shkak i pandemisë Covid-19. Por me kaq nuk përfundon.

Drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, Kujtim Gashi, ka thënë se platforma E-Kosova së shpejti do t’i përfshijë të gjitha shërbimet online në nivel komunal.

Sipas Gashit, një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, në mënyrë që qytetarët ta kenë më lehtë aplikimin online për shërbimet e tyre.

Artikuj të ngjashëm