Nga e enjtja, në platformën e-Kosova, mund të nxirren certifikata e lindjes, ekstrakti i lindjes, certifikata e martesës, certifikata e vdekjes dhe shërbimi për vazhdim të regjistrimit të veturës.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e kryeministrit, ku shefi i ekzekutivit, Albin Kurti e ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë në lansim.
Kurti deklaroi se digjitalizimi i shërbimeve do të krijojë lehtësi për qytetarët, veçanërisht mërgatën.
“Ne do të vazhdojmë me digjitalizimin e shërbimeve që ka për synim lehtësimin e jetës së tyre. Shërbimet elektronike janë veçanërisht të rëndësishme për mërgatën tonë, ajo ka nevojë për mundësinë e qasjes në shërbime qeveritare edhe nga largësia, tha Kurti.
Sveçla deklaroi se MPB-ja në objektivë kryesore ka digjitalizimin e shërbimeve të administratës publike, “duke synuar shërbime më efikase”.
-
Shërbime të reja online që ofrohen nga niveli lokal i qeverisjes
-
Lansohet platforma “E-Komunat”, Kurti thotë se qytetarëve do t'u mundësohen shërbime më të mira
-
Rreth 20 mijë certifikata janë shkarkuar brenda tri ditësh në E-Kosova
-
S’ka më pritje në sportele, qytetarët mund të marrin dokumentet e ofiçarisë pa pagesë
-
Lansohet shërbimi për pagesat elektronike për qytetarët