Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar 99 mijë e 498 kërkesa për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës prej 117 mijë e 246 kërkesa sa kanë qenë në total. Shtetet që prijnë për nga numri i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës janë Gjermania dhe Zvicra.
Aplikimi për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës është për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, 7 mijë e 621 aplikime janë refuzuar ndërsa mbi 10 mijë janë në pritje për shqyrtim.
Shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermani (49,102), Zvicër (23456), Francë (4,193), Suedi (3,750), Austri (3,165), Mbretëri e Bashkuar (2,370), Itali (2,206), ShBA (2,070), Belgjikë (2,024), Slloveni (1,400), Slloveni (1,400), Norvegji (1,154) dhe Finlandë (1,010).
Votimi në përfaqësi diplomatike organizohet më 6 qershor 2026, pra një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë. Votimi fillon në ora 07:00 dhe mbyllet në ora 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës.
Ndërkohë, nga 99 mijë e 498 aplikime të aprovuara, 22 mijë 955 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, pastaj 2 mijë e 590 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 73 mijë e 953 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës.