Ministria e Bujqësisë e ka rrënuar objektin ku pritet të ndërtohet ndërtesa e re e kësaj ministrie në Prishtinë.
Objekti i rrënuar ka funksionuar më herët si pompë derivatesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me projektin, ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se ndërtimi i objektit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për funksionimin e ministrisë dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, raportoi KSP.
E, gjatë aksionit të premten është arrestuar Qëndrim Kryeziu, kandidat i PDK-së për deputet. Kryeziu është shoqëruar nga zyrtarët policorë pasi nuk i ka përfillur urdhrat e Policisë së Kosovës, gjatë aksionit për rrënimin e pompës në Zonën Industriale në Prishtinë, përballë objektit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Nga Policia njoftuan se Kryeziu u shoqërua në stacion pasi nuk u largua nga vendi ku zhvilloheshin punimet.
"Ju informojmë se sot rreth orës 10:30 një person është shoqëruar në stacion policor për shkak të mos zbatimit të urdhrave të zyrtarit policor, për largim nga vendi ku po zhvilloheshin punime. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit", njoftoi Policia.