Për dallim nga shkollat e tjera të dy niveleve në Komunën e Klinës, rreth 1 mijë e 500 nxënës të shkollës më të madhe fillore në këtë komunë, “Ismet Rraci” në Klinë, ende presin ta fillojnë vitin shkollor në objektin e ri.
Objekti i ri shkollës është gati, por për shkak se është duke u rrënuar i vjetri, nxënësve u është shtyrë mësimi për një javë.
Por as kjo javë nuk ka mjaftuar që të kryhen të gjitha punët e mbetura, që mësimi të nisë të hënën. Pastaj ishte menduar që mësimi të niste të enjten, por as në këtë ditë nxënësit nuk do ta shohin nga brenda shkollën.
“Ende nuk ka filluar mësimi, e kësaj radhe për shkak se kemi pasë disa telashe me KEDS-in, i cili ka pasë me i largu tri shtylla në oborr të shkollës. E kanë pasë kërkesën tonë dhe qe një muaj kemi prit të vijnë, e deri sot ( e mërkurë) nuk kanë ardhur. Sot kanë ardhur dhe kanë nisë të punojnë. Besoj që për dytë ditë do të jemi gati”, thotë drejtori i Arsimit në këtë komunë, Arben Limanaj.
Për vonesën e nisjes së mësimit, drejtori i kësaj shkolle, Ahmet Krasniqi, duket goxha i mllefosur që nuk janë afruar punët më herët. Sidomos ai shfryen mllefin në KEDS-in, pse kanë pritur tri javë të vijnë për t’i larguar ato shtylla...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)