Komuna e Klinës ka njoftuar se të hënë do të rifillojë procesi mësimor në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, Drejtoria Komunale e Arsimit ka njoftuar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se të hënën do të rifillojë procesi edukativo-mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Klinës dhe në çerdhen e qytetit.
“Procesi mësimor do të vazhdojë me orar të rregullt, ndërsa për datën e zëvendësimit të procesit mësimor për ditën e premte do të njoftoheni nga drejtoritë e shkollave përkatëse”, thuhet në njoftim.
Të premten nuk është mbajtur mësim në Klinë për shkak të vërshimeve nga reshjet e fundit.
Artikuj të ngjashëm
-
Procesi mësimor në shkollat e Prishtinës rifillon nga e hëna pas stabilizimit të situatës
-
Të mërkurën procesi mësimor rikthehet në normalitet në kryeqytet
-
Vërshimet - Në Mitrovicë e Klinë nuk mbahet mësim të premten
-
Të hënën nis gjysmëvjetori i dytë në Fushë-Kosovë
-
Përmbytjet shtyjnë nisjen e gjysmëvjetorit të dytë në tri komuna