Rregullat e udhëtimit për në zonën Schengen do të ndryshojnë që nga 12 tetori i këtij viti.
Udhëtarët për në vendet e Bashkimit Evropian do të duhet të japin gjurmët e gishtërinjve dhe imazhit e fytyrës kur të hyjnë në zonën Schengen, si pjesë e një sistemi të ri hyrje/daljeje që do të hyjë në fuqi. Megjithatë zyrtarët kufitarë të BE-së thonë se sistemi do të zbatohet gradualisht gjatë gjashtë muajve të parë.
Data e tetorit u caktua nga Komisioni Evropian të mërkurën e 30 korrikut, raportoi “EUObserver”.
Sistemi është projektuar për të zëvendësuar vulosjen manuale të pasaportave dhe është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur sigurinë kufitare, për të parandaluar migrimin e parregullt dhe për të përmirësuar udhëtimin.
“Sistemi digjital do të ofrojë të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, do të zbulojë sistematikisht personat që kanë tejkaluar lejen e qëndrimit, si dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, është thënë në një deklaratë të lëshuar nga Komisioni Evropian.
Nga ky ndryshim do të preken edhe shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Edhe
Hyjnë në fuqi rregullat e reja për hyrje-dalje nga zona Schengen
“Do të forcojë sigurinë në Zonën Schengen duke na ndihmuar të identifikojmë personat që kanë tejkaluar lejen e qëndrimit, të parandalojmë lëvizjet e parregullta dhe të zvogëlojmë mashtrimet me dokumentet dhe identitetin”, ka thënë komisioneri i BE-së për migracionin, Magnus Brunner.
Sistemi ishte planifikuar të lansohej tetorin e kaluar, por është shtyrë vazhdimisht për shkak të vështirësive në zbatimin e teknologjisë.
-
Sistemi i ri i kontrollit të pasaportave në BE hyn në fuqi nga 10 nëntori
-
Sistemit të ri biometrik në kufijtë e BE-së mund t’i duhen deri në dy vjet për t’u stabilizuar
-
MPB-ja tregon se si funksionin sistemi i ri për hyrje-dalje në Schengen
-
Në Evropë frikësohen se sistemi i ri i kontrollit biometrik do t’i bllokojë kufijtë