Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Roli i Britanisë, kyç për stabilitetin e Ballkanit edhe pas Brexitit

Gjate vizitës së tij në Britaninë e Madhe, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit sot nga Sir Alan Duncan, ministër për Evropën i Britanisë së Madhe.

“Shqipëria beson në angazhimin e domosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, – theksoi presidenti Meta, “pasi, vendi juaj ka një rol kyç në këto dekada për forcimin e stabilitetit në Ballkan”.

Ministri Duncan dhe presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një marrëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të gjithë rajonit.

Ministrin Duncan siguroi presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim të konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat e sigurisë, të luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit, Presidenti Meta theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar midis dy vendeve në të ardhmen në nivele më të larta.

Edhe Duncan: Britania mbështet përpjekjet për paqe dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës Arbëri Duncan: Britania mbështet përpjekjet për paqe dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kënaqësi të takoja Ministrin për Europën të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan dhe të ndaja me të pikëpamjet mbi zhvillimet në rajonin tonë.

Shqipëria e çmon shumë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Bashkëpunimi ekonomik duhet të arrijë në të njëjtin nivel me marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike