Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se janë rivarrosur mbetet mortore të viktimës së luftës Xhemali Kabashi, me kërkesë të familjes së tij.
Mbetjet mortore të Kabashit u identifikuan përmes analizës shkencore të ADN-së. Ceremonia e rivarrimit u mbajt në varrezat e fshatit Sopijë.
Xhemali Kabashi ishte në Listën e Personave të Zhdukur që nga prilli i vitit 1999.
“Sot u rivarros Xhemali Kabashi, viktimë e luftës që ishte në Listën e Personave të Zhdukur Pas gjetjes dhe identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në respektim të kërkesës së familjes, sot janë rivarrosur mbetjet mortore të viktimës së luftës, Xhemali Kabashi. Ceremonia e rivarrimit u mbajt në varrezat e fshatit Sopijë, ku familja, të afërmit, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur nderuan kujtimin dhe sakrificën e tij. Me këtë rast, Komisioni shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kabashi, duke ndarë me ta dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Xhemali Kabashi, viktimë e luftës së fundit, ishte në Listën e Personave të Zhdukur që nga prilli i vitit 1999. Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur riafirmon përkushtimin e palëkundur për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur me forcë, si dhe për mbrojtjen e të drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur nëpërmjet një postimi në Facebook.
-
Të premten rivarrosen eshtrat e njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec
-
Identifikohen mbetjet mortore të njërit prej të zhdukurve gjatë luftës në Rahovec
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Mbetjet mortore të 469 personave nuk përputhen me asnjë mostër referuese të familjarëve
-
Komisioni në Hagë po trajton 15 mostra që dyshohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës