Në fshatin Budakovë të Komunës së Suharekës, janë rivarrosur mbetjet mortore të Beqir Kokollarit, i zhdukur nga lufta e vitit ‘98-‘99 në Kosovë.
Mbetjet mortore janë gjetur në një fshat të Suharekës dhe pas identifikimit përmes analizës së ADN-së, sot, 21 vite pas luftës, iu janë kthyer familjes për rivarrim, raporton Ksp.
Të pranishëm në rivarrim ishin edhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Aktualisht, të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë janë edhe 1641 persona.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Në Gjakovë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur në luftë
-
Rivarroset Xhemali Kabashi, viktimë e luftës që ishte në Listën e Personave të Zhdukur
-
Zhvarrosen mbetjet mortore të katër personave në Hajvali, dyshohen të jenë të kohës së luftës
-
Në Bjeshkët e Strellcit gjenden mbetje mortore, dyshohet se janë të viktimave të luftës