Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar të premten se në lokacionin Lugjet e Nekës në Bjeshkët e Strellcit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore që potencialisht u përkasin viktimave të luftës, të cilat ende figurojnë në Listën e Personave të Zhdukur.
Sipas njoftimit, informatat për lokacionin janë pranuar nga qytetarët. Me urdhër të prokurorit, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejme dhe identifikim përmes analizës së ADN-së.

Ky Komision ka thënë se për zhvillime të reja do të njoftojë pas përfundimit të procedurave ndërkombëtare.
Edhe një herë ka përsëritur thirrjen që qytetarët të ndajnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e personave të zhdukur.
Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë rreth 13 mijë persona, janë zhvendosur mbi 800 mijë, ndërsa janë zhdukur me forcë rreth 6 mijë, 1 mijë e 584 prej të cilëve janë ende të pagjetur.
-
Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet se janë nga lufta e fundit
-
Institucionet e Kosovës presin të rikthehen me gërmime për të zhdukurit në pesë lokacione në Serbi
-
Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër
-
Në Jabukë të Zubin-Potokut gjenden mbetje mortore të 4 personave
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta