Nga katër kazino e mbyllura të enjten, nga Administrata Tatimore e Kosovës, afër shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan, dy prej tyre janë rihapur nga vetë pronarët e tyre dhe vazhdojnë të funksionojnë jashtëligjshëm.
Pas rihapjes së këtyre kazinove, ATK-ja dhe Inspektorati i Lipjanit nuk kanë nisur ndonjë procedurë tjetër të ndëshkimit, shkruan sot Koha Ditore.
ATK-ja së bashku me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin e Lipjanit sipas ligjit kanë të drejtë t’ua konfiskojnë aparaturat digjitale këtyre lojërave të fatit, të cilat funksionojnë në distancë prej më pakë se 500 metra nga objektet shkollore.
Pas rihapjes së kazinove, të premten, kanë reaguar qytetarët e Lipjanit dhe subjektet opozitare në këtë komunë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
ATK-ja dështon t`i mbyllë kazinotë e bastoret afër objekteve shkollore në Lipjan
-
ATK-ja mbyll 4 objekte të lojërave të fatit afër shkollave
-
ATK mbyll 13 kazino në katër komuna për një javë
-
Bixhoz afër kufirit të Kosovës
-
Institucionet publike dështojnë t’i konfiskojnë disa aparate të kazinove në Lipjan