Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, ka uruar Albin Kurtin për marrjen e detyrës si kryeministër i Kosovës.
Richardson i ka shprehur Kurtit gatishmërinë që ekipet e Agjencive të Kombeve të Bashkuara nën kryesimin e saj, të punojnë për së afërmi me të dhe kabinetin qeveritar si dhe institucionet e formuara për zbatimin e Kornizës për Zhvillim të Qëndrueshëm të KB-së (2021-2025).
Ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë luftën kundër pandemisë COVID-19, por gjithashtu do të rinovojë përpjekjet për të përshpejtuar rezultatet në avancimin drejt qëllimeve për Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti flet për pengesat e Kosovës për shkak të mosanëtarësimit në OKB
-
Menaxhimi i pandemisë dhe rikuperimi i pasojave ekonomike, prioritetet e Kurtit
-
Britania i ofron mbështetje Kosovës në luftën ndaj korrupsionit
-
Osmani dhe zyrtarët e OKB-së pajtohen për thellim të bashkëpunimit
-
Komuniteti i Donatorëve kërkon koordinim me Qeverinë