Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë pjesë në punëtorinë planifikuese të Ekipit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ishin të pranishme edhe Drejtorja rajonale për Evropë dhe Azi Qendrore të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinim të Zhvillimit (UNDCO), Gwi Yeop Son dhe Koordinatorja për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.
Kryeministri shprehu me këtë rast mirënjohjen për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës të gjitha organizatat e Kombeve të Bashkuara që veprojnë këtu.
“Që nga viti i kaluar agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë qenë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë COVID-19 dhe ne kemi përfituar nga angazhimi i tyre aktiv dhe koordinimi i afërt me partnerët e tjerë. Ne nuk do të mund të reagonim me shpejtësi ndaj krizës pa mobilizimin nga partnerët tanë të zhvillimit dhe pa punën e agjencive të KB-së. Këtu përfshihen edhe përpjekjet jetike të vaksinimit, ka thënë ai.
Kryeministri foli për pengesat politike dhe mungesën e perspektivës zhvillimore, të cilat e ngadalësojnë bashkëpunimin me agjencitë e OKB-së.
“Duke pasur parasysh se Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së, pra nuk është në gjendje t'i ushtrojë të gjitha mundësitë që kanë anëtarët e tjerë të OKB-së. Qëllimi ynë është të kapërcejmë këto pengesa dhe të ecim përpara. Për këtë, ne kemi nevojë para së gjithash, për dialog dhe diskutim të hapur me partnerët tanë në mënyrë që të mund të harmonizojmë prioritetet dhe qëllimet tona, duke integruar njëkohësisht agjendën kombëtare të zhvillimit, agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe agjendën e integrimit evropian”, tha kryeministri Kurti.
-
Kurti takohet me përfaqësues të agjencive të OKB-së, i njofton për “progresin e Kosovës”
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti: Serbët lokalë t’i shfrytëzojnë të drejtat e garantuara në Kosovë
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së