Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuniteti i Donatorëve kërkon koordinim me Qeverinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për formimin e Qeverisë së re nga Komuniteti i Donatorëve Kryesorë në Kosovë.

Duke qenë donatorët kryesorë, ata kanë deklaruar se do të punojnë intensivisht me qeverinë në prioritetet e përbashkëta zhvillimore, të cilat do të çojnë drejt një cilësie më të mirë të jetës për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë drejtim, ata kanë kërkuar vëmendjen e Qeverisë për nevojën për një koordinim të strukturuar të donatorëve.

i donatorëve nga ana juaj është thelbësor për t'i përdorur burimet e pakta në një mënyrë optimale dhe ne jemi këtu për t'ju mbështetur në këtë përpjekje, thuhet në urimin dërguar kryeministrit Kurti. Në lidhje me sektorët e veçantë, donatorët kanë spikatur gjashtë sektorët që sipas tyre kanë nevoja kritike dhe progresi mund të jetë vërtet transformues. Këta sektorë janë (1) sundimi i ligjit; (2) shëndetësia, përfshirë menaxhimin e krizës me COVID; (3) zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm ekonomik, përfshirë zhvillimin e sektorit privat; (4) mjedisi, siguria e energjisë së qëndrueshme dhe menaxhimi i ujit/mbeturinave; (5) administrata publike; dhe (6) arsimi. Lufta kundër korrupsionit, gjithëpërfshirja, duke përfshirë barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë mjedisore, janë tema ndërsektoriale në ndihmën e donatorëve”, thuhet në njoftim.

Më poshtë janë nënshkruesit e urimit:

SH.T. z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së Z. Luigi Brusa, Shef i Bashkëpunimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

SH.T. z. Philip S. Kosnett, Ambasada e Shteteve të Bashkuara

Znj. Lisa Magno, Drejtoreshë e Misionit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID/Kosovë)

SH.T. z. Jörn Rohde, Ambasada e Gjermanisë

Znj. Vera Baumann, Sekretare e Parë, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Gjermanisë

SH.S. znj. Karin Hernmarck, Ambasada e Suedisë

Znj. Nasrin Pourghazian, Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Suedisë

SH.T. z. Thomas Kolly, Ambasada e Zvicrës

Znj. Katharina Stocker, Drejtoreshë e Bashkëpunimit Zviceran

SH.S. znj. Marie-Christine Butel, Ambasada e Francës

Z. Donato Giuliani, Shef i Departamentit të Kulturës dhe Bashkëpunimit, Ambasada e Francës

SH.T. z. Christoph Ëeidinger, Ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë Znj. Sandra Horina, Shefe e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim për Kosovën

Znj. Natacha Gomes, e ngarkuar e përkohshme me punë në Ambasadën e Luksemburgut

SH.S. znj. Carin Lobbezoo, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë

Z. Peter van der Bloemen, Zëvendësshef i Misionit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës

SH.T. dr. József Bencze, Ambasada e Hungarisë

Znj. Krisztina Szabó, Atashe për Ekonomi dhe Tregti

SH.T. z. Jens Erik Grøndahl, Ambasada e Norvegjisë

SH.T. z. Nicholas Abbott, Ambasador i Madhërisë së saj, Ambasada Britanike

Z. Ogasaëara Mitsunori, i ngarkuar i përkohshëm me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë

Z. Massimiliano Paolucci, Menaxher për Vendin, Banka Botërore në Kosovë

Znj. Ulrika Richardson, Koordinatore per Zhvillim e OKB-së në emër të Ekipit të OKB-së në Kosovë