Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Riauditimi tregon për mospërmirësim të qeverisjes me milionat e Fondit për komunat e veriut

Foto: Koha

Vetëm katër nga 13 rekomandimet e dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në vitin 2017, janë zbatuar nga institucionet përgjegjëse që menaxhojnë me Fondin Zhvillimor të Mirëbesimit.

Katër rekomandime të Auditorit nuk janë zbatuar fare, ndërkohë që pesë të tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht. Këto janë gjetjet e një raporti auditues përcjellës që i ka bërë këtij Fondi ZKA-ja e që është publikuar këto ditë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mosadresimi i rekomandimeve ose adresimi i pjesshëm i tyre, sipas raportit, nënkupton se nuk kishte përmirësim të mjaftueshëm të proceseve dhe nuk kishte menaxhim më të mirë në aspektin financiar dhe operativ.

Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit është themeluar në vitin 2013 me marrëveshjen në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Fondi ka për qëllim të promovojë zhvillimin social dhe ekonomik në komunat Mitrovicë e veriut, Zubin-Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)