Agjencia prestigjioze e lajmeve, Reuters, ka shkruar të martën për arrestimin e Ikballe Berisha Hudutit, nën akuzat për nxitje të akteve terroriste pas komenteve në rrjete sociale kundër vrasjes së komandantit iranian Qassem Soleimani nga Shtetet e Bashkuara.
Në raportimin e kësaj agjencie thuhet se Policia e Kosovës ka bërë të ditur se themeluesja e organizatës tashmë jofunksionale pro-islamike “Kur’ani”, është arrestuar pas një urdhri nga prokuroria dhe do të mbetet në mbajtje për 48 orë deri në vendimin e radhës.
Reuters raporton po ashtu se Huduti ka shkruar në llogarinë e saj private në Facebook kritika ndaj SHBA-së pas vrasjes së Soleimanit të premten.
Ajo kishte fshirë postimet e saja dhe ka thënë se fjalët e saj janë keqkuptuar nga mediat. Në postimet tjera ka lavdëruar demokracinë amerikane dhe përkrahjen për Kosovën në vitin 1999.
Kosova është përkrahëse e madhe e SHBA-së. Kur gjenerali iranian u vra, kryeministri kosovar Ramush Haradinaj ka thënë se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të ShBA-ve në të drejtën për vetëmbrojtje”, përfundon shkrimin Reuters.
Ky shkrim është marrë edhe nga media të tjera prestigjioze botërore.
-
Policia jep detaje për arrestimin e gruas që kritikoi SHBA-në për vrasjen e gjeneralit iranian
-
Arrestohet gruaja që doli kundër vrasjes së Soleimanit
-
Aktakuzë ndaj një gruaje për shtytje të kryerjes së veprave terroriste
-
Haradinaj: Veprimet e SHBA-së ndaj Soleimanit janë mbrojtje për lirinë dhe demokracinë gjithandej
-
Irani konfirmon vrasjen e njërit prej zyrtarëve të saj të lartë