Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurës I.H. për shtytje të kryerjes së veprave terroriste.
I.H. akuzohet se më 4 janar të këtij viti, përmes Facebookut të saj, me paramendim dhe dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje për vrasjen nga ushtria amerikane të Qaseem Soleimanit, gjenerait të gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneralit Ebu Mehdi Muhendisi.
“Populli irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran, dy gjeneralëve të tyre gjeneral Sulejmanit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim, por nuk ka kufi”, kishte shkruar ajo në Facebook.
“Me këto veprime e pandehura I.H. ka kryer veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria Speciale.
-
Aktakuzë ndaj dy personave, përkrahën publikisht veprimet e ISIS-it
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohen se propaganduan ideologji ekstremiste fetare
-
Aktakuzë kundër 5 personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste
-
Aktakuzë ndaj një kosovareje për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
-
Prokuroria Speciale i ngrit aktakuzë një personi për shtytje në vepra terroriste