Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje të dendura shiu në Durrës, “kaos” te kampi ku po qëndrojnë të prekurit nga tërmeti

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Durrësin ditën e martë, qyteti është përfshirë edhe nga një stuhi shiu në këto momente duke bërë që zona ku janë vendosur të prekurit nga tërmeti të mbulohet nga uji.

Kjo e ka bërë shumë të vështirë qëndrimin e qytetarëve jashtë në tenda, pasi që siç raporton Tch ka nga ta të cilët nuk kanë ku të qëndrojnë.

Për pak minuta është krijuar një situatë kaotike.