Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmete edhe gjatë natës - në Durrës njerëzit flenë jashtë

Foto: Tch

Pas mesnatës ka patur disa lëvizje të forta të tokës dhe lëkundjet janë ndjerë më së shumti në qytetin e Durrësit.

Goditjet e tërmetit kanë qenë me fuqi më të ulët se në fillim, megjithatë nuk është dashur shumë që paniku të rritet, raporton tch.

Me batanije njerëzit kanë qëndruar jashtë, një pjesë e kanë kaluar natën duke fjetur nëpër makina.

{gallery}