Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu e bore gjatë javës në Kosovë

Moti sot në Kosovë

FOTO: ILUSTRIM

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e tretë e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Të hënën, sipas njoftimit do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Dita e martë do të vijoj me vranësira dhe mundësi për reshje shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen kushte për reshje shiu ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga dita e premte parashihen ngritje të lehta të temperaturave maksimale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.