Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshje shiu e bore edhe të dielën në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohshme shiu dhe bore pritet të mbajë të dielën në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, situatë meteorologjike kjo që do të kushtëzojë mot jo të kthjellët.

“Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta ,se sa në vise të ulëta dhe mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndi.it me shpejtësi 1-7m/s.

Artikuj të ngjashëm