Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti në takim Anca Ioana Ionescu, udhëheqëse e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Temë diskutimi në këtë takim ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe BERZH-it, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ministrja Reshitaj prezantoi prioritetet e ministrisë që drejton, me theks të veçantë trajtimin e ujërave të zeza, duke ndërtuar impiante, për të cilat ajo mori mbështetje edhe nga përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë.
Nga ana tjetër udhëheqësja e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, u zotua që do të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë, në realizimin e projekteve të përbashkëta.
Artikuj të ngjashëm
-
Agjencitë e OKB-së premtojnë përkrahje për Kosovën
-
Kosova kërkon ndihmën e dy agjencive të Kombeve të Bashkuara për reduktim të ndotjes së ambientit
-
Reshitaj në takim me BERZH-in: Trajtimi i ujërave të zeza prioritet i Ministrisë
-
MMPH-ja premton investime në ujësjellës dhe trajtim të ujërave të zeza
-
Banka Botërore përkrah ambientin në Kosovë