Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reshitaj në takim me BERZH-in: Trajtimi i ujërave të zeza prioritet i Ministrisë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Albena Reshitaj ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të Bankës Evropiane për Investime, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin në ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë.

Siç njofton Zyra për media e kësaj Ministrie, në ketë takim u diskutua lidhur me financimin e projekteve te impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, infrastrukturës përcjellëse (Rrjeti i kanalizimit dhe kolektorët) në Gjilan dhe Mitrovicë si dhe për impiantet që janë në realizim e sipër.

“Është prioritet i MMPH-së ndërtimi i impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në tërë territorin e Kosovës pasi që lidhet drejtpërdrejtë me kualitetin e jetës dhe mbrojtjen e biodiversitetit në vend”, vlerësoi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bankave u zotuan që përkrahja për Kosovën në këtë sektor do të vazhdojë edhe në të ardhmen.