Vetëm 3 afate të provimeve parashihen në statutin e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”.
Por viteve të fundit ka pasur kërkesa nga studentët që të shtohen afate të tjera dhe shpesh senati i ka miratuar ato, pavarësisht se ishte në kundërshtim me statutin.
Statuti aktual, sipas rektorit Naser Sahiti duhet të ndryshohet, në mënyrë që puna e universitetit të organizohet më mirë, raporton KOHA.
Pikë tjetër për ndryshim sipas tij, mund të jetë e ajo nenit 91, ku thotë se studimet bachelor zgjasin 3 ose 4 vjet, dhe brenda kësaj periudhe nuk është paraparë edhe përfundimi i diplomës, e që sipas Sahitit studentëve kjo pikë shpesh po ua pamundëson aplikimin për studimet master.
“Me statut nuk është rregulluar si duhet fakti që studenti pas 6 semestrave të ketë mundësi të përfundojë programin përkatës me diplomë dhe kemi studentë që brenda 6 semestrave kryejnë provimet por aprovimi dhe mbrojtja e temës i merr edhe 3 a 4 muaj të tjerë dhe kjop bënë që studentit ti ikë afati për të aplikuar në master e këtë duhet ta rregullojmë. Kjo u mundëson studentëve të mirë që ta regjistrojnë programin master me kohë”, ka thënë Sahiti.
Edhe
Mosakreditimi i UP-së rrezikon të shtyjë edhe fillimin e vitit të ri akademik
Sahiti ka përmendur se pjesë e ndryshimit duhet të jenë edhe kriteret e avancimit të stafit akademik si dhe përcaktimi i revistave se ku duhet të publikohen punimet shkencore.
“Njëra ndër to është edhe çështja e publikimit neper revista shkencore se cilat punime mund të konsiderohen relevante. Duhet të adresohet edhe çështja e autorit të parë dhe korrespodent”, ka shtuar ai.
Rinor Qehaja nga Instituti Edgard tha se ndryshimet duhen bërë, sidomos në ato pika ku preken studentët.
“Statuti aktual parasheh 3 provime dhe nëse senati konsideron që nevojitet të ketë më shumë, atëherë të bëhet ky ndryshim”, ka thënë Qehaja.
Edhe
Studentët kundërshtojnë vendimin që ua ndalon provimet për një vit nëse humbin tri ligjërata
Me Statutin aktual, Universiteti “Hasan Prishtina” organizon punën e tij që nga viti 2012.
Ndryshimet së pari duhet të bëhen nga Universiteti, pastaj të kalojnë në Ministri të Arsimit, e prej aty në Kuvendin e Kosovës për miratim.