Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rehabilitohen rrugë në tri fshatra të Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se kanë rehabilituar më shumë se një mijë e 500 metra rrugë nëpër fshatra.

“Me rehabilitimin e rrugëve duke shtruar zhavorr në rrugët brenda fshatrave Krasmirofc, Kozhicë e Çirez, ku deri sot është qarkulluar me shumë vështirësi, po ua kthejmë banorëve të fshatrave rrezë Qiqavicës dinjitetin e nëpërkëmbur.

Janë më shumë së 1,500 metra pjesë të rrugëve të rehabilituara brenda një jave në këto fshatra, që mundësojnë qarkullim të lehtë të banorëve. Tani është radha e fshatrave të tjera”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, duke bashkëngjitur edhe fotografi nga këto punime.