Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Skenderaj do të ndërtohen 20 shtëpi të financuara nga Ministria për Kthim

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ku ishte i pranishëm zv/ministri, Milazim Gashi.

Në këtë takim u diskutua për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, thuhet në njoftimin për media të kësaj komune.

Po ashtu gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, u shpalos programi nga ministria për komunitete dhe kthim për ndarjen e disa shtëpive për familjet nevojtare në Komunat e Kosovës.

Komuna e Skenderajt ka përfituar 20 shtëpi të cilat do të ndahen për familjet nevojtare në Komunën e Skenderajt.