Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se komuna që ai drejton po ndryshon dita-ditës, falë realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore brenda zonave të banimit.
Ai gjatë ditës së sotme ka parë nga afër punimet në terren për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Skenderajt, tra.
Jashari ka thënë se me realizimin e projektit të asfaltimit rrugës Kryeshec – Marinë, si bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Skenderajt, po lehtësohet jeta e qytetarëve të kësaj ane dhe lidhja e fshatrave në mes vete.
“Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndalur. Investimet po shtrihen edhe në Lagjen “Mehaj” në Prekaz të Poshtëm, pasi sot filloi asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, për t’iu dhënë për herë të parë mundësinë banorëve atje t’i shijojnë investimet publike. Dora e investimeve do të shtrihet gjithandej, në çdo pjesë të Komunës sonë”, është shprehur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
-
Kronika Zgjedhore/ Jashari premton një mijë vende pune për të rinjtë e Skenderajt
-
Bekim Jashari synon mandatin e dytë në krye të Skenderajt
-
Bekim Jashari kërkon edhe një mandat si kryetar komune
-
Demolohet instalacioni “I love Kosova” në Skenderaj, reagon Bekim Jashari
-
Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Skenderaj nënshkruhet kontrata për bursa me 170 studentë