Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka refuzuar 5336 aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore që janë bërë përmes platformës e-Kosova.
Ministria ka njoftuar se afati për aplikim përfundon më 3 tetor në orën 23:59. Që nga hapja e platformës më 15 gusht e deri më tash janë pranuar 203,865 aplikime. Në verifikim janë edhe mbi 3100 aplikime.
“Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbi 3 mijë prindër të nxënësve s’kanë marrë subvencione për tekstet shkollore
-
Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
-
Mbi 144 mijë aplikime për subvencionim të teksteve shkollore janë pranuar
-
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe