Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reforma në administratën e Kosovës drejt standardeve europiane

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po merr pjesë në takimin e tetë të Bordit Drejtues në nivel ministror, në kuadër të organizimit ndërkombëtar të ReSPA-s, në Tiranë, ku janë të pranishëm edhe ministra nga vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit nga Komisioni Evropian dhe drejtues të OJQ-ve.

Ministrat dhe delegacionet nga vendet e rajonit: Shqipëri, Kosova, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia dhe Serbia, paraqiten pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre për administratën publike në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar ReSPA-n për organizimin e këtij takimi dhe për kontributin e dhënë për shumë vite me radhë në fushën e administratës publike, për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha mes tjerash se "jam i bindur që ky takim do të na mundësojë forcimin e lidhjeve, shkëmbimin e përvojave dhe mënyrat e bashkëpunimit të ndërsjellë". Ndaj, në këtë takim të tetë të Bordit Drejtues të nivelit ministror të ReSPA-s, pres të diskutohen çështjet me rëndësi të veçantë për vendet a rajonit.

Ai ua kujtoi atyre se Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt, më 13 tetor 2017, e ka miratuar nismën për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatën ndërkombëtare të ReSPA.

Në vazhdim, ministri Yagcilar tha se ashtu sikur vendet tjera e rajonit, edhe Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane, duke i realizuar objektivat si dhe parimet e administratës publike. Ne si Qeveri fokusohemi fuqishëm në zbatimin e reformave të nevojshme, përpiqemi të avancojmë administratën publike me një cilësi sipas standardeve të kërkuara në mënyrë që në një ardhme të afërt të jemi pjesë e administratës së përbashkët evropiane.

Edhe Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në ReSPA Arbëri Kërkohet që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota në ReSPA

Të pranishmeve, në fund te këtij takimi ministri Yagcilar, u tha se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është synimi ynë i përbashkët strategjik, andaj shpresoj që vendimet ministrore, që do të miratohen sot, do ta promovojnë më tej rëndësinë e bashkëpunimit rajonal mes nesh. Ndërkaq, Bordit Drejtues në nivel ministror aprovoi raportin vjetor të ReSPA-s.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri Yagcilar u takua edhe me zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, Senada Mesi. Në fokus të këtij takimi ishte thellimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit në muajt në vijim, dhe shkëmbimi i përvojave të mira.