Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar po merr pjesë në takimin e Bordit Drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA-s), në Bruksel, që po mbahet në nivel të ministrave nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe nga përfaqësuesit e Komisionit Evropian.
Sipas njoftimit për media nga kjo ministri, në takim u diskutua lidhur me aktivitetet e zhvilluara dhe prezantimin e tyre në raportin e ReSPA-s për vitin 2018.
Duke e pasur parasysh që ReSPA ka për qëllim zhvillimin e administratës publike në vendet e rajonit përmes implementimit të programeve të punës, gjatë vitit 2018 Kosova është përfaqësuar nga rreth 200 pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara, përfshirë pjesëmarrjen në konferencat rajonale, në grupet punuese dhe programe të ndryshme për fushën e administratës publike.
Po ashtu në vazhdë të këtij takimi u diskutua edhe për pengesat e deritanishme në procesin e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota në ReSPA. Nga Bordi Drejtues u kërkua që deri më 1 prill 2019 të merret vendimi nga Kuvendi i Kosovës për anëtarësim në ReSPA, me qëllim të shmangies së pengesave në zbatimin e aktiviteteve të ardhshme të ReSPA-s, të parapara edhe me Strategjinë 2019-2024.
Gjithashtu, anëtarët e Bordit Drejtues të ReSPA-s miratuan aktivitetet dhe objektivat e planifikuara me Strategjinë e ReSPA-s për vitet 2019-2024.
Pas përfundimit të takimit të Bordit Drejtues të ReSPA-s, ministri Yagcilar do të vazhdojë pjesëmarrjen e tij në cilësi të panelistit në Konferencën për `` Përmirësimin e Bashkëpunimit Rajonal të organizuar po ashtu nga ReSPA, që do të zhvillohet sot edhe nesër
-
Yagcilar në Mal të Zi, diskutohet për anëtarësimin Kosovës në ReSPA
-
Pas 12 vjetësh, Yagcilari nuk do të ketë më pozitë në Qeverinë e Kosovës
-
Reforma në Administratën Publike, Komisioni Evropian ofron përkrahje buxhetore
-
“Me reforma në Administratë, arrihen standardet dhe praktikat më të mira të BE-së”
-
Banka Botërore mbështet MAP-in në reformat e administratës publike