Elldin Uglari është emëruar të mërkurën zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, ku thuhet se kreu i Qeverisë, Albin Kurti e ka uruar Ulgarin në detyrën e re.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Elldin Uglari, zëvendësministër të Zhvillimit Rajonal. Kryeministri Kurti e uroi z. Uglari për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Uglari është emëruar si pasues i Almir Velijit, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë një ditë më parë, me arsyetimin se ka mosmarrëveshje me Duda Baljen, me të cilën bëjnë pjesë në një parti politike.
“Për shkak të mosmarrëveshjeve të thella që ekzistojnë prej kohësh me znj. Bale, po ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendës Ministres për Zhvillimin Rajonal. Vitet e fundit, kur isha përfaqësues i partisë SDU, kam punuar me të gjitha kapacitetet e mia për të forcuar rolin e shoqërisë civile, e cila duhet të ketë mekanizmat për forcimin e komuniteteve, si pasurinë e saj më të madhe. Me këtë kam dashur që populli im të jetë pjesë përbërëse e Republikës së Kosovës dhe si pjesë e shoqërisë në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me interesat strategjike të vendosë për fatin e vet.” – ka shkruar ai.
Uglari është pjesë e Federatës së Basketbollit, i cili njihet si gjyqtar në basketbollin kosovar.
-
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari
-
Uglari thotë se u shkarkua sepse Duda Balje s’e votoi qeverinë
-
Edhe një zëvendësministër, Dugolli emërohet në MPB
-
Qeveria në detyrë vazhdon të shtojë zëvendësministra
-
Arsim Ademi emërohet zëvendësministër i Arsimit