Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, thotë se nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht se do të shkarkohet prej këtij posti nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Në një përgjigje për KOHËN, Uglari shkarkimin e lidh me mosprezencën e deputetes Duda Balje në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë së dielës kur u votua për qeverinë e propozuar nga Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk e kam qenë i njoftuar paraprakisht se do të merret një vendim i tillë për largimin tim nga pozita e zv.ministrit sepse fundja jemi qeveri në detyrë dhe jemi bashkë në koalicion. Nuk kam arritur të flasë ende me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për arsyet e mundshme. Por, meqenëse seanca për votimin e Qeverisë së Re ishte të dielën dhe vendimi ndaj meje të hënën atëherë nuk kam tjetër shpjegim përveç se lidhet me mospraninë e kryetares së Unionit Socialdemokrat, Duda Baljes, në seancën e Kuvendit të Kosovës kur u votua për qeverinë e propozuar nga mandatari Albin Kurti”, deklaroi Uglari për KOHËN.