Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se arsimimi dhe aftësimi profesional i të rinjve të Kosovës në Gjermani është rrugë e duhur për uljen e papunësisë në vend.
Ai këtë e tha gjatë një organizimi në Mynih për promovimin e studentëve nga Kosova që po aftësohen profesionalisht në Gjermani, në kuadër të marrëveshjes mes MPMS-së, GIZ-it gjerman dhe partnerëve tjerë gjermanë.
Gjatë fjalës së tij, Reçica tha se popullsia e Kosovës ka një përvojë të gjatë në migrimin qarkor nga i cili kanë përfituar familje të shumta nga Kosova dhe kjo traditë po vazhdon të zhvillohet edhe më tej, duke shprehur falënderimet e tij për shtetin gjerman.
“Politikat tona janë drejtuar kah ulja e papunësisë dhe rritja e punësimit dhe një nga këto politika është arsimi dhe aftësimi profesional dhe orientimi në karrierë i të rinjve tanë dhe besojmë fort se kjo është rruga e duhur për të arritur qëllimet tona”, tha ministri.
Reçica takoi presidentin e Odës së Zejtarëve të Mynihut dhe Bavarisë së Epërme, Franz Xaver Peteranderl dhe përfaqësues të LBB-së, si dhe të rinjtë të cilët janë duke u aftësuar në kompanitë e Shoqatës së Ndërtuesve Bavarez, në profile të ndryshme të ndërtimtarisë së ulët dhe të lartë. Sipas njoftimit nga ministria, Reçica i porositi të rinjtë që të angazhohen me përkushtim ngase një mundësi e tillë e vjeljes së diturisë u hap rrugë për një jetë më të mirë.
Edhe
Reçica në Beograd thotë se Kosova përballet me shkallë të ulët të punësimit
“Të rinjtë janë pasqyra e shtetit tonë dhe po përpiqemi maksimalisht që të zgjerojmë mundësitë për ta. Shkathtësitë dhe përvoja që këta të rinj do t’i marrin këtu në Gjermani, do të përkthehen në praktikë kur ata të kthehen në Kosovë dhe kjo do të ndikojë gjithashtu edhe në zhvillimin socio-ekonomik të vendit”, u shpreh Reçica.
Ai ka thënë është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi mes Kosovës dhe Gjermanisë të konkretizohet edhe më shumë, me arritje të një marrëveshje edhe në nivel federal për punësim sezonal dhe të përkohshëm të qytetarëve në fusha të ndryshme.
-
Gjermania do të mbështesë iniciativat që kanë të bëjnë me Kosovën
-
Reçica në takim me përfaqësues të KfW-së: Aftësimi profesional çelës i zbutjes së papunësisë
-
Puna sezonale në BE, zgjidhje afatshkurtër për papunësinë në Kosovë
-
Reçica takon të rinjtë nga Kosova që do të aftësohen profesionalisht në Gjermani