Migrimi legal për punësim në vendet e Bashkimit Evropian, konkretisht në Gjermani, po shihet si zgjidhje afatshkurtër për papunësinë në Kosovë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, këtë e tha në një takim me përfaqësues të Qendrës Gjermane të Informacionit për Migracion, Aftësim dhe Karrierë, GIZ-DIMAK.
“Kosova përballet me shkallë të lartë të papunësisë për çka MPMS, së bashku me partnerët e saj siç është GIZ, po bënë përpjekje maksimale për zbutje të kësaj gjendje”, tha ministri Reçica. “Një zgjidhje afatshkurtër do të ishte angazhimi i të rinjve tanë për punë sezonale dhe përkohshme në vendet e BE-së. Fuqia punëtore e kualifikuar sipas standardeve të BE-së do të mund të nxiste investimet e huaja në Kosovë, sepse do të gjenin fuqi punëtore të kualifikuar dhe më të lirë se vendet e BE-së”.
Nga ana tjetër, Nina Theis, Udhëheqëse e GIZ-DIMAK në nivel qendre në Gjermani, shprehi pajtimin e plotë që orientimi në karrierë i të rinjve është një çështje për të cilën duhet fokusuar në projektet e ardhshme në mes të GIZ dhe MPMS.
Ajo tha se GIZ do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshme për të mbështetur MPMS-në dhe Agjencinë e Punësimit sa i përket zbutjes së papunësisë, sidomos për dhënien e mundësisë për migrim legal për punësim të qytetarëve të Kosovës.
-
Gjermania do të mbështesë iniciativat që kanë të bëjnë me Kosovën
-
Reçica thotë se migrimi për punësim i sjell përfitime Kosovës
-
Kosova kërkon marrëveshje me Gjermaninë për punësim sezonal
-
Reçica në Gjermani për projekte të përbashkëta mes dy vendeve
-
Gjermania zyrtarisht u hap rrugë profesionistëve kosovarë