Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka takuar ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, temë kyçe e të cilit takim ishin viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe përkushtimi i përbashkët për trajtimin meritor të tyre.
Reçica tha se me të marrë detyrën, ndër prioritetet kryesore ka qenë përkushtimi për këtë kategori. Ai theksoi se përkushtimi që ata të mos ndihen në faj për atë që padrejtësisht është ushtruar mbi ta duhet të jetë i përbashkët dhe i vazhdueshëm.
Ndërkaq, ish-presidentja Jahajga tha se përkushtimi për këtë kategori është përtej institucioneve dhe është përkushtim dhe detyrë e gjithsecilit në mënyrë që ata të mos ndihen të margjinalizuar.
Ministri dhe ish-presidentja më pas vizituan Komisionin Qeveritar për Verifikim dhe Njohje të Statusit të të Dhunuarve gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku u njoftuan për së afërmi rreth procesit dhe punës që është duke bërë Komisioni.
-
Haradinaj i premton Jahjagës përkrahjen e Qeverisë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Haradinaj thotë se çështja gjinore në Kosovë është në stad të vonuar, Jahjaga premton mbështetje për gratë
-
Jahjaga i kërkon Obamas angazhim në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë pas pezullimit të dialogut strategjik
-
Kosova do të bëhet me muze të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës
-
Kurti kërkon angazhim më të madh të drejtësisë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës