Kryeministri Albin Kurti është takuar të enjten me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, gjatë vizitës në organizatën joqeveritare “Medica Gjakova”, ku të pranishme ishin edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe drejtoresha e organizatës, Mirlinda Sada.
Gjatë kësaj vizite, Kurti ka theksuar domosdoshmërinë që hetuesit dhe prokurorët të jenë më të angazhuar në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se Kurti e ka theksuar domosdoshmërinë për përkrahjen e pakushtëzuar të familjeve dhe shoqërisë, për të luftuar stigmën e cila i përcjellë të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale.
Në këtë vizitë, Kurti ka biseduar për Ligjin për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, të cilin Qeveria e ka dërguar për miratim në Kuvend. Ai theksoi se gjatë muajit të ardhshëm do të dalë në konsultime publike Strategjia Kombëtare për Drejtësinë Tranzicionale.
“Kryeministri tha se hetuesit dhe prokurorët që punojnë në rastet e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duhet shtuar angazhimin e përbashkët në tejkalimin e pengesave drejt rritjes së numrit të dënimeve nga gjykatat në Kosovë. Ai shtoi se për këtë Qeveria ka shtuar buxhetin për të rritur kapacitetin për të trajtuar krimet e luftës, duke shtuar buxhetin për 4 prokurorë, 6 profesionistë dhe 2 përkthyes për rastet e krimeve të luftës. Ndërsa, në Policinë e Kosovës në të kaluarën, krimet e luftës janë trajtuar në sektor në kuadër të Hetimeve të Krimeve të Rënda me 19 zyrtarë, me strukturën e re të miratuar, është ngritur në nivel të Drejtorisë së Hetimit të Krimeve të Luftës, e cila do të ketë 41 hetues”, thuhet më tej në kumtesë.
Edhe
27 vjet pas luftës prezantohet lista preliminare e viktimave
ZKM-ja ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës dhe trajtimin konfidencial të informacionit nga Komisioni Qeveritar për Njohjen e Statusit të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës.
“U theksua se Qeveria i ka vazhduar mandatin këtij Komisioni deri në 2025, ndërsa ka dërguar në Kuvend Ligjin për vazhdimin e procesit të aplikimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim u theksua angazhimi i përbashkët i institucioneve, Komisionit Qeveritar dhe organizatave të shoqërisë civile, për të krijuar hapësirë që të mbijetuarit të flasin lirshëm për rastet e dhunës seksuale të përdorur si armë lufte nga Serbia”, thuhet në komunikatë.
-
Mijëra të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të drejtësisë
-
Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, respektohet memoria kolektive
-
Kurti inkurajon viktimat e dhunës seksuale në luftë të thyejnë heshtjen
-
Kurti: Serbia i përdori si armë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës