Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe ka reaguar nga sulmi që ndodhi në fshatin Cërnicë të Komunës së Gjilanit.
Zyra për Kosovën ka kërkuar që të zbardhen urgjentisht motivet e sulmit ndaj Stanisha Jovanoviqit, të dënohet sulmuesi dhe të garantohet siguria fizike për banorët e Cërnicës.
‘Sulmi ndaj Stanisha Jovanoviqit, i cili u lëndua rëndë me thikë, tregon se për serbët në Kosovë nuk ka qetësi, andaj janë të dënuar që të jetojnë në frikë”, shkruan në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, raporton KTV.
LEXO EDHE: Kreu i Gjilanit dënon therjen me thikë ndaj një serbi në fshatin Cërnicë
Jovanoviqi ishte sulmuar të hënën mbrëma nga një shqiptar. Sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit. Mediat serbe shkruajnë se Jovanoviqi dhe fqinji i tij shqiptar nuk kishin raporte të mira.
Lexo edhe: Një person me probleme psikike godet me mjet të mprehtë një person në Gjilan
-
Serbia sulmin në veri e quan tendencë për t’i njollosur serbët
-
Autoritetet vlerësojnë se një shtëpi në Cernicë u dogj nga pakujdesia, Haziri e Jevtiq dënojnë aktin
-
Kreu i Gjilanit dënon therjen me thikë ndaj një serbi në fshatin Cërnicë
-
Një person me probleme psikike godet me mjet të mprehtë një person në Gjilan
-
Haradinaj për ndalimin e këshilltarit të tij nga ana e Serbisë: Janë shenja të agresionit