Komuna e Gjilanit njofton se ka marrë me shqetësim lajmin për therjen me thikë të një pjesëtari të komunitetit serb në Cërnicë, nga ana e një 20-vjeçari.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, në emër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e ka dënuar këtë akt i cili është rast i izoluar dhe nuk e prish në asnjë mënyrë bashkëjetesen e tolerancën ndëretnike.
Lexo edhe: Një person me probleme psikike godet me mjet të mprehtë një person në Gjilan
Haziri e ka deleguar nënkryetarin e Komunës, Arbër Ismajli me ekipin e tij, të cilët e kanë vizituar sot familjen e viktimës, duke thënë se Komuna do t’i qëndrojë afër kësaj familje.
“Komuna e Gjilanit është vlerësuar si shembulli i mirë i tolerances, bashkëjetesës dhe kultivimit të dialogut ndërfetar e ndëretnik, në Këshillin e Sigurimit të OKB’së”, thuhet në reagimin e komunës së Gjilanit.
-
Arrestohet një i mitur për tentim vrasje në Gjilan
-
Hyseni pas vrasjes së trefishtë: S’do të lejojmë që dhuna të marrë vend në jetën tonë të përditshme
-
I mituri ther me thikë një të mitur tjetër në Gjilan
-
Theret një person në Gjilan, dërgohet në QKUK
-
Therje me thikë në oborrin e Emergjencës në Gjilan